15:45 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nënshkruhet marrëveshja për “Parkut Industrial në Lumadh”

Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për projektin Zonës Ekonomike “Parku Industrial në Lumadh”.

Më këtë marrëveshje MTI merr përsipër financimin e Zonës Ekonomike “Parku Industrial në Lumadh”, realizimi i së cilës do të filloi këtë vit dhe do të përfundoi në vitin 2020.

Ministri i MTI-së, Bajram Hasani, tha se kjo është një ditë e mirë për Vushtrrinë, sepse do të ketë punësime të reja dhe krijim të kushteve më të mira për biznese.

Ndërsa kreu i Vushtrrisë tha se ‘Parku Industrial në Lumadh’ do t’i ketë 14.8 hektarë dhe do të jetë në funksion të zhvillimit të biznesit dhe të krijimit të vendeve të reja të punës.

Ky është investimi më i madh në 50 vitet e fundit për biznesin në Vushtrri, i cili iu mundëson bizneseve kushte më të mira të punës.

Pas kompletimit të infrastrukturës në Zonën Ekonomike “Parku Industrial në Lumadh” dhe vendosjes së bizneseve aty, parashihet që të gjenerohen 1 mijë vende të reja pune./Indeksonline/

Temat: