07:28 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

10 milionë euro për ngrohtoren e Prishtinës

Sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes financiare të grantit prej 10 milionë eurove për projektin “Programi i sektorit të energjisë, faza VIII dhe IX – Përmirësimi i ngrohtores së qytetit në Prishtinë”.

Kjo marrëveshje nënshkruhet ndërmjet Qeverisë së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, shkruan Indeksonline.

Ceromonia e nënshkrimit mbahet në ministri nga ora 14:30./Indeksonline/