08:48 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Nëse Cook debuton me Anglinë, gjyshi i tij fiton 19,000 euro

Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, ftoi për dy miqësoret e ardhshme kundër Holandës dhe Italisë futbollistin Lewis Cook, një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në Premier Ligë.

Ky është lajm i madh për mesfushorin e ri të Bournemouth, i cili bëri gjyshin e tij të ketë gëzim të dyfishtë.

Tre vjetë më parë Trevor Burlingham, gjyshi i Lewis Cook, kishte vënë bast 500 funte që nipi i tij do të debutoj me Anglinë para se të bëhet 26 vjeçarë. Kuotat e dhëna nga shtëpia e basteve ishin 33 me 1. Nëse Cook luan të paktën një minus, gjyshi i tij do të fitoj 16,500 paund ( rreth 19,000 euro ) . /IndeksOnline/

Temat: