22:19 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Nëse demarkacioni votohet në shkurt, ja kur kosovarët mund të udhëtojmë pa viza”

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se nëse në shkurt të vitit 2018 Kuvendi ratifikon Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, atëherë qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në qershor.

Pacolli, në një intervistë në RTV Dukagjini, ka thënë se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi duhet të përfundojë para festës së Pavarësisë së Kosovës.

“Në Bruksel na thuhet se shumë shpejt do të kemi liberalizim të vizave. Do të kemi liberalizim të vizave deri në qershor, nëse në shkurt miratohet Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi”, tha Pacolli, përcjell Telegrafi.

Ai tha se nëse në shkurt nuk miratohet Demarkacioni, nuk di se çfarë do të ndodhë me çështjen e liberalizmit të vizave.