08:49 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nëse dështon Neymar, Real Madrid ka “planin B”

Largimi i Ronaldos drejt Juventusit do të lë një hapësirë të madhe te Real Madrid.

Kampionët e Evropës do të synojnë yllin e Chelsea, Eden Hazard nëse Neymar nuk arrin, shkruan indeksonline.

Presidenti i Madridit, Florentino Perez ka ëndërruar për sjelljen e Neymar në Bernabeu, por e kupton se PSG nuk do ta lëshoj lehtë yllin e tyre.

Nëse një lëvizje për Neymar nuk materializohet, Madridi do të shikojë për të nënshkruar me Hazard, i cili ka lënë të kuptohet në një largim të mundshëm nga Chelsea. /IndeksOnline/