22:11 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Nëse dy makina vetëlëvizëse aksidentohen, sigurimi i cilës mbulon dëmin?

Përgjigja e kësaj pyetje nuk është aq e thjeshtë sa të thuhet “varet kush kë e godet” , një gjë që zgjidhet kur shoferët njerëzor janë duke ngasur. Teorikisht, kur kompjuteri kontrollon të dy automjetet autonome, ato marrin vendimet optimale në cdo situatë dhe ndjekin të gjitha ligjet e zbatueshme të trafikut.

“Ky tranzicion do të marrë kohë për t’u zgjidhur” , tha Cathy Seifert, një analist nga CFRA Research.

Sot, 94% e aksidenteve janë adresuar si gabime njerëzore, sipas Administratës të Sigurisë në Komunikacion, por lëvizja drejt makinave autonome (vetëlëvizëse) ka të ngjarë të zhvendosë përgjegjësine drejt prodhuesve të makinave, transmeton IndeksOnline.

“Ndërsa ky ndryshim ka implikime dramatike për industrinë e sigurimeve dhe shoqërinë në tërësi, menaxhimi është një sfidë për siguruesit dhe aksionet janë të larta,” deklaroi Seifert.

Si një çështje ligjore, nuk është e qartë se kush do të ishte në faj në aksidentet që përfshijnë makina vetëlëvizëse, “pasi kjo është një çështje për ligjvënësit dhe gjykatat për të vendosur, dhe nuk janë miratuar ligje ose lëndë të parashtruara”, tha James Lynch.

“Shumica e vëzhguesve besojnë se nëse shoferi i ka dhënë kontroll të plotë makinës, atëherë prodhuesi i makinave do të ishte përgjegjës – ose një nga furnizuesit, nëse ndonjë nga pjesët e tyre do të shkaktojë aksidentin” .

Në fund të fundit, sigurimi duhet të jetë edhe për makinat autonome, së paku për t’i mbrojtur ato nga një aksident natyror, si goditja nga pemët, breshëri, përmbytje etj. /IndeksOnline/