20:06 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nëse mendoni të niseni nga Maqedonia për Kosovë, ja çfarë ju pret! (Foto)

Me kolona të gjata po përballen kosovarët edhe në hyrje të Kosovës nga Maqedonia.

Në pjesën kufitare Maqedoni-Kosovë, kolonat janë shumë të gjata ku udhëtarët detyrohen të presin mjaft shumë.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar disa fotografi në të cilat shihen edhe veturat e shumta të cilat po presin që të kalojnë kolonat në këtë pjesë kufitare.

Gjithashtu kolona të ngjashme ka pasur edhe në pjesën e Shqipërisë. Sigurisht në ditët e vikendit kosovarët zgjedhin Shqipërinë, Maqedoninë ose Malin e Zi për të kaluar ditët e nxehta por këto po i kushtojnë me orë të tëra në kolona./Indeksonline/