13:00 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Nesër, e xhumaha për Salahun!

Mohamed Salah po llogaritet si njeri i shenjt në Egjipt. Në vendin e tij, ai po quhet si personi më i famshëm egjiptian, që nga Kleopatra.

Emri i tij zë vend në të gjitha mediat, institucionet, shkollat, rrugë, kafene, fusha futbolli dhe kudo tjetër. Jo vetëm forma e tij po bën që Salah të rrëmbejë vëmendjen e 90 milionë egjiptianëve dhe kudo njerëzve në botë.

Ai tashmë është idol dhe shembull për mënyrën se si luan, mënyrën se si sillet dhe shpirtin e tij human.

Pas suksesit ndaj Romës, në Egjipt në shumicën e xhamive është vendosur që nesër e xhumaja të jetë e dedikuar pak minuta për të.

Shumë imamë kanë paralajmëruar që nesër të ligjërojnë për yllin e tyre, por edhe të luten për sukseset e tij.

Fadi Al Batshy dhe Hossein Al Azhar kanë thënë se e premtja e nesërme do të jetë e dedikuar për heroin që po i bën të lumtur dhe krenarë miliona egjiptianë me sukseset e tij./Indeksonline/

Temat: