23:23 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Nesër mblidhen të gjithë nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë

Të gjithë ata që patën nderin të hedhin nënshkrim në Deklaratën e Pavarësisë, nesër do të takohen prapë.

10 vite pas shpalljes së pavarësisë, nesër nënshkruesit do të takohen në njëri nga hotelet e kryeqytetit nga ora 14:00, shkruan Indeksonline.

Ata do të mblidhen në një koktej që do të mbahet me rastin e promovimit të librit të nënshkruesve të pavarësisë dhe GJND-së. /Indeksonline/