16:14 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me kryetarët e grupeve parlamentare.

Kuvendi përmes një njoftimi ka bërë të ditur se mbledhja do të fillojë në orën 11:00 dhe në sallën c-301,  transmeton Indeksonline.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit.
  2. Pikat e papërfunduara nga Seancat e mëparshme:
  3. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,

2.Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

3.Votimi në parim i Projektligjit për aktet juridike,

4.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

5.Votimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,

6.Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të  Kosovës për vitin 2017,

7.Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,

8.Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,

9.Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.

3.Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

  1. Interpelanca e ministrit të Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. MShP 2004/07 për udhëtimet zyrtare,
  2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.
  3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave