23:41 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nesër mot me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperaturat maksimale do të jenë 28 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë në kufijtë e rrezikut. Kurse sa i përket fushave barike, ato do të mbesin stabile edhe në ditët në vijim, me një ndryshim minor të amplitudave. Do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temat: