23:21 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Nesër shorti i Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës

Nesër do të hedhet shorti i çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligë.

Sonte u mbyllen takimet e 1/8 së finales në Europa Ligë, shkruan IndeksOnline.

Skuadrat që siguruan kualifikimin për në fazën tjetër janë: Atletico Madrid (Spanjë), Marseille (Francë), Lazio (Itali), Sporting (Portugali), Leipzig (Gjermani), Arsenal (Angli), CSKA Moska (Rusi) dhe Salzburg (Austri).

Në Ligën e Kampionëve, çerekfinalen e siguruan skuadrat: Liverpool (Angli), Barcelona (Spanjë), Juventusi (Itali) Bayern Munchen (Gjermani), Manchester City (Angli), Sevilla (Spanjë), Roma (Itali) dhe Real Madrid (Spanjë).

Shorti për fazën çerekfinaliste tërhiqet nesër nga ora 12:00 dhe mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të UEFA-s në “Youtube”./IndeksOnline/