09:53 / E Hënë, 16 Tetor 2017 / indeksADMonline

Nesër shqyrtohet buxheti i Kosovës

Komisioni për Buxhet dhe Financa të martën e kësaj jave bënë shqyrtimin e parë të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2017, dy javë pasi që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ua ka shpërndarë atë deputetëve për ta analizuar para votimit.

Mbledhja e komisionit i cili ka për rend të ditës shqyrtimin në parim të projektligjit për buxhet është përcaktuar të nis nga orë 13:00.

 

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-002, për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2017;
3. Të ndryshme ”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Pas shqyrtimit të parë të Projektligjit për Buxhetin e këtij viti, Komisioni për Buxhet dhe Financa pritet të mblidhet sërish për të bërë edhe shqyrtimin e dytë, vendim ky që më pas i hap rrugë Kuvendit të Kosovës që të therrasë seancë për miratim të Projektligjit për Buxhet.

Departamenti për mbështetje ligjore dhe procedural në Kuvendin e Kosovës ka njoftuar se më 26 shtator Qeveria e Kosovës i ka propozuar Kuvendit plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Në anën tjetër veteranët e UÇK-së, presin që brenda kësaj jave t’i marrin pensionet e tyre të muajit të kaluar.

Është kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati ai i cili pret që më së voni deri të premtën e kësaj jave që të ipen pagat për këtë kategori.

Pensionet e veteranëve janë ndaluar që nga gushti për shkak se 38 milionë eurot e dedikuara për këtë kategori ishin shpenzuar.

Rreth 33 mijë veteranë të papunë marrin në baza mujore pensionin në vlerën prej 170 eurosh.

Për të mbuluar këtë skemë pensionale, Qeveria Haradinaj tha se ka ndarë 26 milionë euro, por që shpërndarja do të nisë vetëm pas rishqyrtimit të buxhetit të Kosovës. /blic