00:01 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Neville i përgjigjet shkurt dhuratës së Shaqirit – dhe është befasi

Xherdan Shaqiri i është kundërpërgjigjur Gary Nevilles me një fanellë speciale pasi legjenda e Man Unitedit e humbi bastin e tij me Jamie Carragher.

Neville e humbi bastin e vendosur këtë muaj me Carragher dhe do të detyrohet ta mbajë një fanellë të Liverpoolit.

Por, tani Neville po e refuzon këtë: ”Nuk do ta vesh fanellën e Liverpoolit. Jam duke refuzuar që ta bëjë këtë”, tha Neville pas humbjes së bastit.

Por, më pas, Carragher e ka vizituar Shaqirin, dhe reprezentuesi zviceran e ka nënshkruar një fanellë personale duke shkruar në të një mesazh për Nevillen, i cili e ka kritikuar atë vazhdimisht, transmeton IndeksOnline.

Image result for Shaqiri carragher

”Për Garyn, fansin tim numër një. Të lutem mos e kthe mbrapa. Më vjen keq, por të lutem mos u kthe mbrapa në këtë bast, Xherdan Shaqiri”, shkruhet në mesazhin e Shaqirit.

Liverpooli përballet me Crystal Palacen të hënën mbrëma, me Carragher dhe Neville që pritet të marrin pjesë për herë të parë së bashku në një studio komentimi për këtë sezon.

Dhe, të dielën mbrëma, Carragher postoi një foto të dhuratës së Shaqirit për legjendën e Man United.

Neville iu kundërpërgjigj postimit të Carragher, por, siç duket atij nuk i pëlqeu fare dhurata./IndeksOnline/