08:41 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Neymar i pafat, lëndohet përsëri (Foto)

Ylli brazilian, Neymar ende nuk është shëruar nga lëndimi që e la jashtë fushave për disa muaj duke humbur një pjesë të kampionatit me PSG-në.

Megjithatë u mendua se 26 vjeçari e kaloi lëndimin pasi ishte aktiv në stërvitje me Kombëtaren, shkruan indeksonline.

Në stërvitjen e ditës së djeshme, sulmuesi i PSG ka pasur probleme në këmbën që kishte të lënduar.

Është dashur ndërhyrja e mjekëve dhe gjendja e tij po monitorohet me kujdes për të mos e rrezikuar për Kupën e Botës. /IndeksOnline/

Temat: