15:06 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Neymar në Real Madrid? Këto foto e dëshmojnë të kundërten

Raportet të cilat thonin se aventura e Neymar në PSG është afër një fundi të hershëm, nuk kanë ndikuar fare në klubin parisien.

Këtë të premte, PSG ka prezantuar fanellat për sezonin e ardhshëm dhe në plan të parë duket Neymar.

Ney kryeson një kolazh ku mbrapa ka Mbappe, Cavani, Alves dhe Verrati.

“Neymar nuk është për shitje,” siguron klubi parisien dhe kjo nisje me Neymar në plan të parë që prezanton fanellën e re, duket një fakt tjetër se ata nuk e konsiderojnë transferimin e yllit brazilian. /IndeksOnline/