17:16 / E Enjte, 17 Maj 2018

Neymar rikthehet në stërvitje (Foto)

Ylli brazilian, Neymar JR iu është rikthyer stërvitjeve pas një kohe të gjatë.

Ish-futbollisti i Barcelonës te skuadra e Paris Saint Germain e nisi mjaftë mirë sezonin, por në shkurt të vitit 2018, braziliani pësoi një lëndim të rëndë në kycin e këmbës, shkruan IndeksOnline.

Pasi kaluan afro tre muaj, Neymar sot iu është rikthyer stërvitjeve në stadiumin “Parku i Princave”.

PSG-ja më 19 maj do ta luaj ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Caen, kurse Neymar pritet të jetë në bankën rezervë për këtë takim.

Rikthimi i Neymarit është lajm i mirë për Kombëtaren e Brazilit, të cilët e kanë futur në listën për Botëror./IndeksOnline/

Rikthimi i Neymarit është lajm i mirë për Kombëtaren e Brazilit, të cilët e kanë futur në listën për Botëror./IndeksOnline/