23:31 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Nga 286 kuajfuqi në 600, ky është zhvillimi i BMW M5 ndër vite [Video]

Kur mendoni për makinat sedan me performanca të mira, BMW M5 është patjetër ndër të parat që vjen në mendje.

Super makina bavareze nuk ka mbetur konstante me kalimin e kohës, në të njejtën mënyrë si psh Porsche 911.

Përderisa shumica e versioneve të M5 kanë qenë sedan me katër dyer, motor të përparm, sistem tërheqës nga mbrapa – ka pasur edhe wagon ndërkohë që modeli i fundit 2018 vjen me sistem tërheqës me katër rrota aktive.

Ne kemi parë M5 me 6,8 apo edhe 10 cilindra, me turbocharged apo me aspirim natyral, me transmision manual, automatik apo edhe të dyfishtë dhe varg motorësh nga 286 kuajfuqi deri në 600.

Këto cfarë i përmendëm janë disa nga transformimet e M5, nga viti 1985 në 2017, e që ‘Evolution Channel’ i sjell në videon e mëposhtme me disa fakte tjera interesante. /IndeksOnline/