09:02 / E Martë, 15 Maj 2018

Nga aksidenti në Prishtinë, dy persona të lënduar (Foto)

(I plotësuar) – Rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm nga një aksident trafiku kanë mbetur dy persona të lënduar.

Zyrtarja për informim në polici për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Indeksonline se në aksident kanë qenëtë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

“Rreth orës 09:00 në rrugën Mark Isaku në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete. Në aksident lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të njëjtit janë dërguar për tretman mjeksor. Njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka bërë të ditur Ahmeti./Indeksonline/

……………………………………………………………………………

Aksident me të lënduar, vetura godet motoçiklistin në Prishtinë (Foto)

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Prishtinës.

Vetura ka goditur një motoçikletë, duke lënë vozitësin e saj të lënduar, shkruan Indeksonline.

Ambulanca ka shkuar në rrugën “Mark Isaku” ku edhe ka ndodhur aksidenti, për ta dërguar të lënduarin për trajtim mjekësor.

Me rastin janë duke u marrë ekipet komptetente policore./Indeksonline/