11:56 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nga Franca: Dybala drejt transferimit te PSG

Një lajm që vjen nga Franca prish gjumin e tifozëve të Juventusit.

Sipas “Paris United”, një gazetë shumë pranë skuadrës së PSG-së, vëllai dhe njëkohësisht menaxheri i sulmuesit argjentinas, Paulo Dybala, prej disa muajsh po kërkon një skuadër të re për të.

Pasi dështoi transferimi te Reali i Madridit, Parisi mbetet destinacioni më i mundshëm për 24-vjeçarin, pasi kampionët e Francës janë në kërkim të zëvendësuesit ideal për Edinson Cavanin, me uruguajanin që ka krisur marrëdhëniet me ambientin parizien. Dybala pëlqehet shumë edhe trajneri gjerman Thomas Tuchel, i cili mori detyrën duke pasuar spanjollin Unai Emery. /IndeksOnline/

Temat: