15:11 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Nga kinezët Milani mund të përfundoj në duart e rusëve

Miliarderi rus, Alisher Usmanov ka shfaqur interesim për të blerë Milanin, shkruan indeksonline.

Maniati rus i Gazpromit ka shfaqur këtë interesim te miku i tij, Paul Singer, numri një i Fondit Eliot, që pronarët e Milanit i kanë një borxh brej 300 milionë eurosh.

Usmanov ka një pasuri rreth 15 miliardë eurosh dhe posedon 30% të aksioneve të Arsenalit.

Por pas mosmarrëveshjeve në mes të Rusisë dhe Anglisë, shumë investitor rus në ishull janë  duke u larguar, sidomos ata që kanë lidhje të ngushta me presidentin, Vladimir Putin. /IndeksOnline/

 

 

Temat: