14:43 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Nga stresi deri tek përdorimi i mikrovalëve, ekspertët zbulojnë 6 mitet më të mëdha për kancerin

Lajmet e rreme po bënë që milionë njerëz të mendojnë gabimisht për shkaktimin e kancerit, sugjeron një sondazh i ri.

Rreth 40 për qind e të rriturve besojnë se stresi dhe aditivët e ushqimit mund të çojnë në kancer- pavarësisht se nuk ka prova bindëse për asnjërën.

Një e treta mendojnë se frekuencat elektromagnetike, të tilla si Wi-Fi dhe rrezet X, dhe disa ushqime janë faktorë të shfaqjes s kancerit.

Ndërsa 19 për qind janë të bindur se ajo shkaktohet nga furrat dhe mikrovalët dhe 15 për qind besojnë se pirja nga shishet e plastikes mund të shkaktojnë kancer.

Gjetjet, të nxjerra nga një sondazh i 1330 njerëzve në Angli, zbuluan gjithashtu edhe shkaqet e vërteta të kancerit, të cilat shumë njerëz nuk kanë njohur.

Studiuesit në Universitetin e Kolegjit të Londrës dhe Universitetin Leeds zbuluan se 12 për qind e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se duhan pirja shkakton kancer.

Dy të pestat nuk e dini se një tjetër faktor rreziku është nga djegia e diellit, gjë që mund të trefishojë rrezikun e kancerit të lëkurës, thonë shkencëtarët.

Sipas doktor, Samuel Smith, pothuajse 4 në dhjetë nga të gjitha kanceret mund të shmangen duke kaluar në një dietë më të shëndetshme, duke bërë më shumë stërvitje dhe duke hequr dorë nga duhan pirja./Indeksonline/