17:41 / E Mërkurë, 25 Prill 2018 / indeksADMonline

Ngacmonte fëmijët te Parku i Qytetit, policia arreston të dyshuarin me probleme psikike

Policia ka arritur të kap një person, i cili ditë më parë është raportuar se ka ngacmuar fëmijët tek Parku i Qytetit.

Përmes një njoftimi për media, Policia pas raportimi kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar pësonin e dyshuar dhe ka intervistuar edhe dëshmitarët e rastit.

Pas arrestimit policia ka njoftuar Prokurorinë e çështjes nga Departamenti i Përgjithshëm dhe Prokurorinë për të miturit.

Ndërkohë që policia ka kontaktuar edhe familjarët e të dyshuarit, të cilët kanë ngritur dyshimet se i njëjti ka dëmtime të shëndetit mendor, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, aktualisht i dyshuari është duke u trajtuar ne Kliniken e Psikiatrisë ne QKUK dhe në bazë të raporteve mjekësore del se i dyshuari, i moshës 59 vjeç ka probleme shëndetësore psikike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, policia po ndërmerr veprimet e duhura për trajtimin e këtij rasti dhe ato që konsistojnë në parandalimin dhe pamundësimin e të dyshuarit që të kryej veprime të tilla në të ardhmen./Indeksonline/