19:25 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ngel në klasë, 18 vjeçari vjedh regjistrat e shkollës

Një nxënës i shkollës së mesme në Bilisht ka vjedhur regjistrat e maturës shtetërore. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ku i riu K.Ç, 18- vjec, i cili rezulton ngelës në këtë vit shkollor ka hyrë në ambientet e shkollës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korcë për veprime të mëtejshme.

Njoimi i policisë:

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë, për shtetasin K.Ç, 18  vjeç pasi gjatë natës ka vjedhur në  shkollën e mesme, ku kanë marrë gjashtë regjistrat e maturës. Neni 134 i Kodit Penal të Shqipërisë.