17:23 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ngjarje tmerruese! Burrin e lidhin në pemë, gruan e vajzën ia dhunojnë 20 persona

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në fshatin Sodiha të Indisë, ku 20 persona kanë dhunuar një grua dhe të bijën e saj.

E gjithë ngjarja ka ndodhur para prezencës së të atit, me profesion doktor, të cilin e kishin lidhur në një pemë, transmeton Indeksonline.

Deri sa po udhëtonin në shkretëtirë rreth orës 8 pasdite, familja u rrethua nga 20 të rinj të armatosur.

Kur njëri nga ta ofendoi gruan dhe vajzën, burri u hodh në sulm por ai ishte i pafuqishëm kundrejt tyre.

Autoritetet kanë bërë të ditur se gruaja ka identifikuar 2 nga 20 personat, transmeton Indeksonline.

11 të dyshuar janë arrestuar të mërkurën. Ishin fshatarët ata që iu dolën në ndihmë policisë duke vendosur postblloqe për të parandaluar ikjen e të rinjve dhunues./Indeksonline/