07:40 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ngjarjet e parapara të ndodhin sot në Kosovë

Këto dhe ngjarje të tjera janë paraparë të ndodhin sot në Kosovë: 

– Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe Kryetarin e Shoqatës së bisneseve të Suharekës Shaqir Palushi. (Objekti i Komunës së Suharekës, ora 10:00)

– Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media ku flet drejtuesi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 13:00)

– Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Shyqiri Bytyqi se bashku me kryetarin e Komunës së Gjakovës,  Ardian Gjini dhe ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Christian Heldtdo të vizitojnë Qendrën e Komunitetit të implementuar nga Bethany Christian Services, në Brekoc në Komunën e Gjakovës. (Fshati Brekoc ora 13:30)

– Partia Socialdemokrate mban konferencë për media,  ku do të flitet për skandalin e fundit në drejtësi. (Zyrat e PSD-së, në lagjen Arbëria, ora 14:00)

– Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Shyqiri Bytyqi se bashku me kryetarin e Komunës së Gjakovës,  Ardian Gjini dhe ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Christian Heldtdo marrin pjesë në seancen plenare në korridorin e shkollës fillore “Zef Lush Marku”. (Gjakovë, ora 15:00)

– Mbahet protestë dhe marshohet drejt Zyrës së Kryeprokurorit dhe Zyrës së Kryeministrit ku do te kërkohet shkarkimi i Kryeprokurorit Lumezi dhe fillimi i procesit të vetingut për gjyqësorin e vendit tonë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 18:00).