12:22 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ngjyrosën gomarin dhe e shitën për zebër

Një kopsht zoologjik në Kajro, Egjipt, është akuzuar se ka tentuar t’i mashtrojë vizitorët duke ngjyrosur një gomar me vija të zebrës – por drejtori i kopshtit insiston se kafsha është e vërtetë.

Mahmoud Sarhan, 18 vjeç, tha se e vizitoi kopshtin zoologjik kohët e fundit dhe vërejti kafshën me pamje të çuditshme.

Ai tha se mënyra se si dukej kafsha e bëri atë të dyshojë në të. Ngjyra e zezë në gomar ishte shkrirë në fytyrën e tij dhe veshët nuk dukeshin si të zebrës, tha ai.

Ai postoi një fotografi të “zebrës” në faqen e tij në Facebook e cila shpejt u bë viral.

Temat: