16:16 / E Premte, 14 Shtator 2018

Ngritët aktakuzë ndaj këtij ministri të Qeverisë

Në mesin e personave që Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot  aktakuzë ndaj 12 persona të cilët dyshohen se kanë falsifikuar me listat e veteranëve është edhe një ministër i Qeverisë së Republikës.

Bëhet fjalë për Rrustem Berishën, ministrin e FSK-së. I njëjti ishte pjesë e Komisionit për verifikimin e veteranëve të UÇK-së, shkruan Indeksonline

Ndryshe, të akuzuar tjerë janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demalijaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Xhavit Jashari dhe S.E dhe F.SH.

Prokuroria në aktakuzë është  propozuar që gjykata të lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.