14:42 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ngritët aktakuzë për dëmtimin e shtëpisë së vjetër në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër personit A.M., për shkak të veprës penale, dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës, nga neni 363, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri A.M., më 18 dhjetor 2017, në Qendrën Historike të Prizrenit, në rrugën ‘’Mbreti Zog’’, dëmton ose shkatërron monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, në atë mënyrë që rrënon shtëpinë e familjes ‘’Myftiu’’, shtëpi kjo e cila ishte nën mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, në bazë të Vendimit numër 4274/2017 të datës 10.10.2017 nga Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit me të cilin vendim hynë në listën e trashëgimisë kulturore për periudhën 10.10.2017 deri më 10.10.2018, me numër unik 507, e përfshirë me numër rendor 824, ku edhe përkundër ndalim-punimit nga Inspektorati Komunal, të pandehurit kanë kaluar shiritin ‘’Ndalohen Punimet’’, duke i futur punëtorët dhe makineritë (ekskavator dhe kamion), me ç’ rast ka rrënuar në tërësi objektin në fjalë, pasi që e njëjta i ishte shitur personit F.G.