19:12 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ngushëllimet në familjen Haradinaj, këto personalitete ishin sot në Gllogjan (Foto)

Të hënën e kësaj jave u varros Hilmi Haradinaj, babai i dëshmorëve Luan e Shkëlzen Haradinaj.

Varrimi i të ndjerit u bë me nderime ushtarake pas homazheve që u zhvilluan në Kullën e Haradinajve në Gllogjan.

Por edhe sot kanë vazhduar vizitat në familjen Haradinaj, për të shprehur ngushëllime. Kryeministri Ramush Haradinaj ka falënderuar sërish ata që po vizitojnë familjen për ngushëllime duke thënë se po nderohen nga mijëra qytetarë, shkruan Indeksonline.

Ndryshe për ngushëllime tek Haradinaj sot kanë qëndruar edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli e shumë fytyra tjera publike.

Postimi i plotë:

Edhe sot, mijëra qytetarë nderuan figurën e babës sonë, duke na nderuar e ngushëlluar edhe ne, pasardhësve të tij. Qofshi të nderuar!

Poashtu, homologëve të mi, nga rajoni dhe më gjërë, ju shpreh konsideratat më të larta për letrat ngushëlluese që më kanë dërguar.

RH