09:39 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Nianggolan merr superofertë nga Kina, Roma e gatshme ta pranojë

Roma mund të humbasë Radja Nainggolan dhe lamtumira mund të vijë jo vetëm për qershor, por edhe në ditët e ardhshme.

Sipas disa gazetave italiane sportive, në fakt, klubi Gialloross ka marrë një ofertë nga Kina për Ninja dhe po përgatitet ta pranojë atë.

Një ofertë prej rreth 50 milionë euro nga Guangzhou Evergrande tashmë ka arritur në tryezën e menaxherëve të Romës dhe të gjitha palët janë takuar.

Paga e belgut mendohet të jetë rreth 12 milionë euro. /IndeksOnline/