09:49 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nicki Minaj tregon tmerrin si emigrante në Amerikë

Nicki Minaj është një ndër reperet më të famshme amerikane që ka ngritur zërin sa herë është bërë fjala për emigrantët.

Së fundi artistja ka reaguar në lidhje me situatën e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës treguar rrëfimin e saj kur ishte fëmijë.

Ajo pohoi se kishte ardhur e vetme në mënyrë ilegale në Amerikë në moshën pesëvjeçare dhe kishte “të zitë e ullirit” për të mbijetuar në këtë vend.

“Erdha në këtë vend si një emigrante ilegale në moshën pesëvjeçare. Nuk mund ta imagjinoj horronin e të qenit në një vend të çuditshëm dhe largimin nga prindërit në atë moshë. Kjo është kaq e frikshme për mua”, tha Minaj.

“Ju lutem ndaloni. A mund të imagjinoni panikun dhe frikën që përjetojnë këta fëmijë? Nuk e dinë nëse prindërit e tyre janë të gjallë apo të vdekur, si dhe nuk e dinë nëse do i shohin sërish”, ka shkruar ajo në një mesazh në Instagram.

Reperja 35-vjeçare është me origjinë nga Trinidad Tobago dhe u shpërngul në New York në vitin 1980.

Ajo u bë artiste e famshme dhe shpesh herë dhuron para për familjet e varfra dhe ndihmon personat me aftësitë e kufizuara.