18:55 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nikoqiri i Kupës së Botës e “shkatërron” Arabinë Saudite (Video/Foto)

Kombëtarja e Rusisë ka shënuar fitoren e parë në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror.

Rusia e trajnerit, Cherchesov arriti ta mposhte 5 me 0 Arabinë Saudite, shkruan IndeksOnline.

Dy gola u shënuan në pjesën e parë me anë të; Gazinskiy (12’të) dhe Cherychev (43’të).

Edhe pse u mendua se në pjesën e dytë Arabia do të sulmojë, ndodhi e kundërta, pasi vendasit zhvilluan një 45 minutësh tjetër tejet të bukur.

Tri golat e fundit në këtë ndeshje i shënuan, Dzyuba në minutën e 71’të, Cherychev 90+ dhe Golovin 94+.

Rusia tani prinë në grupin A me 3 pikë të plota, kurse Arabia mbetet me zerro pikë.

Ndeshja e ardhshme për Rusinë zhvillohet më 19 qershor, ndaj Egjiptit, kurse Arabia ndaj Uruguait./IndeksOnline/