10:22 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Nis prodhimi i modelit të ri G-Class

Gjenerata e re e Mercedesit ka nisur të prodhohet në fabrikën Magna Steyr në Grac.

Më 2019 mbushen 40 vjet nga lansimi i klasës së parë G. Njësitë e para të gjeneratës së re, e cila kishte premierën në Detroit ka dalë nga fabrika në Austri.Është interesante se në prodhimin e modelit të ri morën pjesë edhe disa punonjës që janë të punësuar në kompani që nga viti 1979, kur ishte prezantuar Mercedes origjinal i G-Class.

Vetura e parë nga gjenerata e re është Mercedes G500 me 4.0 bi-turbo V8 benzinë që siguron 422 kuaj fuqi. Krahas tij, do të prodhohet edhe Mercedes-AMG G63 4.0 bi-turbo V8 që prodhon 585 kuaj fuqi.

Që nga nisja e prodhimit, më 1979, Mercedes ka shitur mbi 300.000 vetura të G-Class. Vetëm vitin e kaluar janë shitur 22.000 automjete, të cilat blerësit i kanë gjetur në SHBA dhe Gjermani.

Temat: