13:22 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Nis tryeza e dytë e partive politike, injorohet nga VV-ja (Foto)

Për herë  të dytën subjektet politike janë mbledhur në një tryezë të përbashkët në Kuvendin e Kosovës.

Me iniciative të PDK-së, ky takim ka marrë  ‘dritën jeshile’ nga pothuajse gjitha partitë politike, përpos Lëvizjes “Vetëvendosje”.

I pranishëm në këtë takim është edhe kryeministri i Republikës, njëherësh lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kësisoj, qëllimi i tryezave, sipas organizatorëve , po bëhen për arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Kosovës.

Indeksonline ua sjellë disa foto