23:25 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Nisin hetimet anembanë globit për kompaninë e internetit që dyshohet se publikoj të dhënat konsumatorëve

Qeveritë anembanë globit kanë filluar hetimet ndaj kompanisë së rrjetit ‘Uber.URL’.

Hetimet kanë filluar pasi u zbulua se kompania kishte bërë shkelje të zbulimit të të dhënave të miliona konsumatorëve dhe shoferëve.

Skandali  i fundit madje ishte me një firmë udhëtimi, raporton Reuters, transmeton Indeksonline.

Autoritetet në  Britani dhe SHBA, dy tregjet më të mëdha të UBER, si dhe Australia kanë bërë të ditur se do të presin për të hetuar edhe përgjigjen e kompanisë ndaj këtyre shkeljeve të mëdha.

Disa ligjvënës në SHBA kanë bërë thirrje për seancat e Kongresit si dhe janë lutur tek Komisioni Federal i Tregtisë (FTC), për të shqyrtuar çështjen.

Uber that ë mërkurën se ka qenë në kontakt me (FTC), dhe nga disa shtete të tjera për të diskutuar lidhur me një hakim të vitit të kaluar që të dhënat e ekspozuara për miliona konsumatorë ishte skandal i shkëmbimit.

Hetimet lidhur me gjithë këtë skandal janë në vazhdim e sipër përderisa janë zbuluar shifra të mëdha dollarëshe të shkëmbimit të informacionev të bëra gjatë vitit të kaluar./Indeksonline/