16:00 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nisin hetimet për aksidentin e Klinës ku humbën jetën tre persona

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA) pranë Zyrës së Kryeministrit, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka marr vendim për hapjen e hetimeve për aksidentin hekurudhor të ndodhur në vijën hekurdhore Prishtinë-Pejë, në fshatin Dush të Komunës së Klinës.

Në këtë aksident kujtojmë se kanë humbur jetën tre persona, njëri prej tyre fëmijë i moshës 7 vjecare, transmeton Indeksonline.

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA) do të bëjë hetim të pavarur dhe do të dalë me një raport përfundimtar të cilin sipas ligjit do t’ia përcjell Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës./Indeksonline/