20:24 / E Hënë, 20 Gusht 2018

Nissan investon 900 milionë $ në Kinë

Kompania japoneze e automobilave Nissan do të investojë 900 milionë dollarë në fabrikën e re në Kinë, e cila do të rrisë kapacitetin prodhues me 30 për qind.

Nissan, i cili punon në Kinë përmes një kompanie të përzier me Dongfeng Motor Group të Kinës, është në fazën përfundimtare të bisedimeve me partnerin kinez për të ndërtuar një fabrikë të re në qytetin e Wuhan, në provincën e Hubei, njofton sot e përditshmja japoneze e biznesit Nikei.