09:45 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Një dashuri si e Albanit dhe Miriamit (Foto)

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më të pëlqyera të publikut.

Dashuria e tyre disa vjeçare dhe ndjenjat që ia shprehin njëri-tjetrit, shpesh është krahasuar me filmat dhe romanet romantike.

Ata së fundmi janë bërë edhe prindër të një vajze të mrekullueshme Ameli, ndërsa vazhdojnë të postojnë fotografi të përbashkëta, e që duken si në fillimin e lidhjes.

Me flokë të shkurtuara dhe e thjeshtë, Miriam duket plot shkëlqim në krahët e Albanit, teksa të dy janë kombinuar në veshje./Indeksonline/