13:20 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / k.v

Një delegacion i Bankës Botërore vizitoi Spitalin!

Spitalin e Përgjithshëm në Pejë e vizitoj sot një delegacion të Bankës Botërore të cilët shfaqen interesim për tu njohur me nevojat e investimeve në Spitalin e Përgjithshëm.

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë Dr.Skender Dreshaj me bashkëpunëtor, e njoftuan këtë delegacion me përpjekjet që po bëhen në Spitalin për tu përgatitur për procesin e ardhshëm lidhur me shërbimet spitalore që priten pas fillimit të zbatimit të sistemit të sigurimeve shëndetësore.

Drejtori Ekzekutiv Dr. Skender Dreshaj radhiti projektet kapitale që do të jenë vendimtare lidhur me licensimin për periudhën e ardhshme. Në aspektin e infrastrukturës Dr.Dreshaj radhiti tri projekte prioritare dhe atë: Klimatizimi i ambienteve të Spitalit, Renovimi dhe modernizimi i sallave të operacionit dhe Emergjencës.

Sa i përket pajisjeve u radhitën prioritetet në fushën e diagnostifikimit si: Pajisja me Rezonancen Magnetike, Laparaskop, dhe pajisjet për laboratorin e Bio-Kimisë dhe Mikrobiologjisë.

Ky delegacion pritet që të nxjerr një raport për projektet investive prioritare me propozimin e mundësive të financimit.

Temat: