07:25 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Një delegacion nga Gjermania sot në AVUK

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mban sot takim bilateral me delegacionin e shtetit gjerman, përfaqësues nga Qeveria Federale dhe ajo e Regjionit të Saksonisë se Ulët.

Qëllimi i takimit do të jetë rritja e bashkëpunimit në mes dy shteteve në ngritjen e kapaciteteve të autoritetit kosovar në kontroll të ushqimeve dhe mbrojtje të konsumatorëve.

Me këtë rast do të vizitohet, Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë për të parë nga afër kapacitetet dhe punën e tij.