07:38 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Një grup i hajnave të maskuar u rikthehet vjedhjeve në Mat, policia dhe AKI në ndjekje të tyre

Një grup prej 5 vetash kanë rifilluar vjedhjet në lagjen mat në Prishtinë.
Banorëve aty i është kthyer tmerri.

Megjithatë ata që jetojnë në këtë pjesë të Prishtinës janë përgatitur për këtë.

Kanë instaluar kamera në çdo cep të lagjes.

E këto kamera kanë kapur disa djem që po bëheshin gati të kryenin vjedhje.

Express ka siguruar foto nga nata e mbrëmshme e aksionit të hajnave aty.

Burime nga Policia e Kosovës kanë thënë se disa prej të dyshuarve kanë marrë pjesë edhe më vjedhje tjera.

Prandaj thonë se janë të njohur për policinë dhe se bashkë me AKI-në do të nisin një aksion për kapjen e tyre.