17:32 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Një hoxhë thotë se burrat pa mjekra duken si gra

Burrat duhet të rrisin mjekrën, pasi ajo është njëra nga dy pjesët e trupit që e dallojnë burrin nga gruaja.

Kështu ka thënë një hoxha nga Turqia, i cili ka kritikuar ata meshkuj të cilët nuk bartin mjekër.

Murat Bayaral duke folur në një emision televiziv  në Turqi, ka thënë se nëse shihni nga larg një burrë me flokë të gjata dhe pa mjekër atëherë ju do e ngatërroni atë me në grua, shkruan hurriyetdailynews, transmeton Indeksonline.

“Dallimi i tyre vështirësohet pasi që edhe gratë sot vishen si burrat”, ka thënë ai.

Kjo deklaratë ka nxitur debat të gjerë në Turqi./Indeksonline/