09:39 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018

Një ish punonjës i Apple akuzohet për vjedhjen e sekreteve tregtare

Në akuzën drejtuar tij thuhej se Zhang ishte punësuar për të zhvilluar harduer dhe softuer për projektin e makinës autonome të Apple.

 Autoritetet Amerikane akuzuan një ish punonjës të Apple për vjedhjen e sekrete tregtare i cili besohet se ka shkarkuar informacione rreth makinës me sistem vetëdrejtimi në laptopin e tij përpara se të përpiqet të largohej drejt Kinës.
Xiaoloang Zhang kishte në plane të punonte për një startup Kinez makinash me sistem vetë drejtimi dhe kishte rezervuar një biletë menjëherë pasi shkarkoi informacionet rreth një qarku.

Autoritetet arrestuan Zhang më 7 Korrik në aeroportin e San Jose sapo kishte kaluar pikën e kontrollit.

 Në akuzën drejtuar tij thuhej se Zhang ishte punësuar për të zhvilluar harduer dhe softuer për projektin e makinës autonome të Apple.

Ai dizajnoi dhe testoi qarqe të analizonin të dhënat e marra nga sensorët.

 Zhang synonte të jepte dorëheqjen dhe të rikthehej në Kinë për të punuar për Xiaopeng Motors, një kompani e prodhimit të makinave elektrike inteligjente.

Vetëm 5,000 nga 135,000 punonjësit e Apple kishin të drejtë të aksesonin laboratorët ku zhvilloheshin makinat autonome.

Temat: