19:36 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Një Lamborghini në këmbim të 10 golave për Kluivert Jr

Roma po i shijon aftësitë e Justin Kluivert. Talenti holandez ndikoi që Roma të fitoj ndeshjën e parë të kampionatit në një fushë të vështirë.

Ndeshja dukej që po mbyllej me rezultat 0-0, por me inkuadrimin e Kluviert, i cili bëri një asistim fantastik për Dzekon, Roma siguroi tre pikë.

Në fakt, vetëm disa minuta ishin të mjaftueshme për t’i bërë të ëndrrojnë tifozët romak, por edhe presidentin James Pallotta, i cili i premtoi djalit të Patrick Kluivertit një Lamborghini nëse arrin 10 gola në këtë sezon. /IndeksOnline/

Temat: