21:17 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Një mal me para: Ja sa fiton fituesi i meçit Joshua – Parker

Sonte ( e shtunë ) rreth orës 23:00 – kohën tonë lokale, në ‘Principallity Stadium’ të Cardiffit do të mbahet meçi i shumëpritur nga të gjithë adhuruesit e boksit mes Joshua dhe Parker.

Anthony Joshua është kampion aktual në versionet WBA, IBF dhe IBO, kurse Parker është kampion bote në versionin WBO dhe fituesi i këtij meçi do të mbajë titullin e kampionit të botës në të katër këto versione, shkruan IndeksOnline.

Meçin mund ta shikoni në Sky Sports (në rrjetin social Facebook) dhe kanalin RTL.

Sa i përket përfitimeve financiare, raportohet se ndarja është 67 me 33 për qind në favor të Joshuas. E përkthyer në vlerë monetare besohet 15 milionë euro për britanikun Joshua dhe 8 milionë për boksierin nga Zelanda e Re. /IndeksOnline/