13:32 / E Hënë, 12 Shkurt 2018

Një Mercedes-Benz ekstra për pastrimin e borës [Video]

Mercedes ka ndërtuar një automjet special për të trajtuar kushtet e vështira të dimrit dhe për të pastruar borën, i quajtur Unimog.

VR Track është një kompani në Finlandë dhe Suedi, që ndihmon agjensitë qeveritare dhe autoritet lokale të mbajnë infrastrukturën e tyre.

Duke kërkuar automjete të rënda për flotën e tyre, VR Track kishte nevojë për diçka të gjithanshme dhe të përshtatshme.

Kompania testoi një Unimog U427 i ndërtuar saktë për specifikat e tyre dhe u testua këtë dimër. Unimog vjen me një plug dëborë, një prerës dëborë, një pastrues dëborë dhe një sistem rrugor-hekurudhor dhe një vinç.

Këto jo vetëm që lejojnë Unimogin të hapë rrugët por është i pajisur edhe për të pastruar hekurudhat. /IndeksOnline/