17:24 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Një minutë heshtje për Fadil Vokrrin

Kuvendi i jashtëzakonshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka nisur me një minutë heshtje në nderim të Fadil Vokrrit.

E vetmja pikë e ditës është zgjedhja e kryetarit të federatës.

Kujtojmë, se ky kuvend është thirrur pas vdekjes së ish kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, i cili vdiq javë më parë.

Vlen të theksohet se kandidati i vetëm për kryetar të Federatës të Futbollit të Kosovës është Agim Ademi.