15:17 / E Premte, 20 Korrik 2018

Një muaj paraburgim për katër të arrestuarit (Foto)

Një muaj paraburgim është caktuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për katër të arrestuarit: Mario Millosheviq, Gjorgje Paviqeviq, Strahinja Dankoviq dhe Laureta Zybas, raporton Indeksonline.

Kërkesën e prokurorisë e aprovoi gjyqtari i procedurës paraprake pas gati pesë orë sa zgjati seanca.

Të arrestuarit do të dërgohen në një nga qendrat e paraburgimit nën masa të rrepta sigurie.

Indeksonline në lidhje me këtë rast ka raportuar disa herë që nga e mërkura mbrëma.

Sot gjatë ditës u publikuan edhe pamje ekskluzive të të arrestuarve dhe provave të cilat i ka gjetur dhe konfiskuar policia në banesën dhe veturën e të dyshuarve./Indeksonline/