14:08 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për narkotikë në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Z.K, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit Z.K  i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji dhe atë duke filluar prej dt. 15.02.2018 deri me dt.16.03.2018.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për  caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Z.K është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, transmeton Indeksonline.

I pandehuri Z.K me dt.19.11.2017, në rrugën “B”, lagjja “Mati 1” është ndaluar nga policia dhe pas kontrollimit në trup i janë gjetur dy paketime të vogla të gatshme për shitje, me peshë prej një gram, të substancës narkotike e dyshuar si kokainë, ashtu që me rastin e bastisjes në banesën e tij, e cila gjendet në Prishtinë, i janë gjetur 8 paketime të dyshuar me kokainë me peshë prej 4 gram, po ashtu në orenditë e kuzhinës të mbështjellura në një qese kanë gjetur 19.8 gram substancë, andaj me këtë ka kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e  Apelit të Kosovës, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/